Showtime

Noizy, Snik, Capo Plaza dhe Gue Pqeueno publikojnë këngën e re “Colpo Grosso”

10/18/2019 17:33
nga:M K

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Snik, Capo Plaza dhe Gue Pqeueno.

“Colpo Grosso” titullohet kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe hip-hop shkruan Telegrafi, përcjellë GazetaBlic.

Muzika është punuar nga Snik, BretBeats, Levianth, Peris Keyz, dhe 2nd Roof, gjersa për vargjet e tekstit janë kujdesur vet interpretuesit e këngës, duek shkruar secili pjesën e tij.

Ndërkohë, ana vizuale i është besuar produksionit Mosquito.

Noizy është i njohur për bashkëpunimet tij të shumta, të cilat kanë rezultuar gjithnjë të suksesshme.

Ky bashkëpunim me emra ndërkombëtarë, pritet të jetë suksesi i radhës për reperin e njohur shqiptar.

01/25/2020 16:47

Dalin fotot, Noizy vetë i dytë në Dubai