Showtime

Noizy publikon më në fund ‘dissin’ e shumëpritur

01/13/2021 17:04
nga:G C

Reperi Noizy është emër shumë i lakuar në shtypin rozë dhe padiskutim shumë i suksesshëm.

Përmes një postimi, ai njoftoi se brenda 2-3 ditësh do të publikohet ‘dissi’ i tij, i cili do të pasohet nga të tjera këngë me videoklipe, shkruan GazetaBlic.

Pritjes i erdhi fundi, dhe Noizy publikoi këngën e tij më të re të titulluar ” 1 herë e mirë”.

Ajo u perceptua se do të ishte një ‘diss’, mirëpo reperi sqaroi se nuk i drejtohet artistëve specifikë, por është më shumë një këngë që liston fakte.

Më poshtë mund ta ndiqni të plotë./GazetaBlic/