Showtime

Noizy flet për gruan ideale, tregon a është i dashuruar

01/09/2020 22:08
nga:N S

Noizy si rrallëherë ka folur për jetën private.

Ai  është njëri ndër reperët më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare, i cili numëron shumë hite në repertorin e tij.

Në një intervistë për “Revistën Class”, reperi ka folur për projektet muzikore, biznesin si dhe jetën private.

I pyetur se si është një grua ideale për të, Noizy u përgjigj “Një grua e sinqertë, e thjeshtë që nuk është shumë e lidhur me make up, nëse ka mundësi fare ose shumë pak. Një femër me karakter, me ndershmërinë si mamaja ime ose si motra ime”.

Ndërsa, i pyetur se a është i dashuruar, reperi kishte këtë përgjigje “Po, me disa femra në fakt: mamin, motrën vajzën time & mbesën. I dua shumë”.

01/25/2020 16:47

Dalin fotot, Noizy vetë i dytë në Dubai