Cult

Nobelistja, Malala Yousafzai diplomon në Oxford

06/19/2020 18:45
nga:L I

Malala shihet e lumtur pas diplomimit në Oxford.

Fituesja e çmimit Nobel, Malala Yousafzai ka shprehur “gëzimin dhe mirënjohjen” e saj pas përfundimit të diplomimit në Universitetin e Oxfordit, shkruan The Guardian.

22-vjeçarja ndau dy fotografi të saj në Twitter me mbishkrimin: “E vështirë të shpreh gëzimin dhe mirënjohjen time tani kur mbarova diplomimin tim në Filozofi, Politikë dhe Ekonomi në Oxford”.

“Unë nuk e di se çfarë është përpara. Tani për tani, do të jetë Netflix, leximi dhe gjumi”, shtoi ajo.

Yousafzai u qëllua në kokë nga një armë zjarri nga një taliban në Pakistan në vitin 2012 pasi bëri fushatë që vajzat të arsimohen në vend.

Ajo vazhdoi dhe u bë fituesja më e re e çmimit Nobel për paqe më 2014.

Mijëra persona e uruan Yousafzain në Twitter, përfshirë edhe Philip Pullman dhe astronauten Anne McClain.