Noah Okafor dhe kampi i tij kanë rënë dakord për kushtet personale me RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano në X.
Okafor do të largohet nga AC Milan, të cilit iu bashkua për 15.5 milionë euro në verën e vitit 2023.
Sulmuesi zviceran ka pasur vështirësi për t’u vendosur në Milano dhe nuk ka pasur minutazh që nga kalimi i tij në Itali.
Romano shton se “Negociatat janë në vazhdim me AC Milan për të rënë dakord për huazimin me opsion blerje deri në qershor me pagë të mbuluar plotësisht nga RB Leipzig”.
/GazetaBlic Sport