Franck Kessie tashmë ka vendosur të largohet nga Milani.
24-vjeçari ka refuzuar ofertat në drejtim të tij nga kubi italian dhe tashmë do të bëhet me skuadër të re, shkruan GazetaBlic Sport.
Le10Sport shkruan se afrikani ka vendosur të transferohet si lojtar i lirë te PSG, duke ndjekur të njëjtën rrugë si Donnarumma.
Në garë për shërbimet e mesfushorit potent është edhe Tottenham. Antonio Conte e cilëson një përforcim perfekt për mesin e fushës, por trajneri italian duhet të shohë opsione të tjera.


