• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Njohësi i çështjeve të sigurisë: Qeveria mos të krenohet me policinë vetëm sikurse aksioni i 24 shtatorit, por t`ua rrisë pagat policëve

10/23/2023 11:43
nga:N M

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku thotë se kërkesat e policisë janë imediate dhe se ato duhet urgjentisht të plotësohen nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, duhet të intervenohet shpejt në këtë drejtim, para se të bëhet tepër vonë, duke aluduar në dorëheqjet e mëdha në policinë e Kosovës.

“Është koha e fundit që Qeveria duhet të ndryshoj qasjen dhe të merr përgjegjësitë e veta në kuptimin e plotësimit të këtyre kërkesave, sepse në praktikë po shihet që Policia e Kosovës, është institucioni i vetëm i cili e ka barrën kryesore për sigurinë e brendshme dhe të gjithë ne jemi ndier krenar me operacionin e fundit në Veri, ku policia tregoi pjekuri dhe profesionalizëm të lartë, ndaj meriton edhe vëmendje, jo vetëm për aksionin e fundit, por puna e saj është evidente, një punë e bërë mirë brenda mandatit të vet dhe pa mëdyshje që na bënë krenar”, ka theksuar Çollaku për emisionin “Expose”.

Sipas tij, qeveria urgjentisht duhet të merr masa dhe veprime në funksion të plotësimit të këtyre kërkesave të arsyeshme dhe të përmirësoj kushtet e policit, pagën, rrezikshmërinë, pajisjet, gardërobën dhe çdo gjë tjetër që ndikon në përfomancën e tyre, sepse sinqerisht është koha e fundit që Qeveria duhet të reflektoj.

“Çdo policë i Kosovës, çdo qytetarë për t`u bërë policë e ka koston e vetë dhe njëkohësisht nevoja për ripërtëritjen e gjeneratave, ripërtëritjen e policisë, policia e Kosovës deri pa dy viteve ka qenë më e vjetra në regjion, e tani më gjeneratat e reja ka përmirësim të përqindjes, por është mese e nevojshme ripërtëritja e policisë. Në qoftë se kemi braktisje të policisë, ikjen nga policia, atëherë është shumë shqetësues për perspektiven e policisë së Kosovës, në kuptimin e perfomancës dhe konsolidimit, sepse nëse ka ikje atëherë shqetësimi është serioz se kush do të mbetet në atë polic, që mos të ndodh kjo Qeveria duhet të merr në mënyre urgjente, masa të nevojshme që janë pagat dhe rrezikshmëria që duhet të kompensohen ashtu siç e parasheh ligji”, thotë Çollaku.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?