Lajme

Njohësi i çështjeve politike: Do të kemi një qeveri LDK-AAK-NISMA dhe PAKICAT ndërsa PDK dhe LVV do të jenë opozitë

03/26/2020 12:38
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike në vend, Shemsi Jashari, në një prononcim për Gazeta Blic ka folur mbi situatën e përgjithshme politike në Kosovë, pas rënies së Qeverisë Kurti.

Jashari thotë se tani për tani nuk do të ketë zgjedhje për shkak të pandemisë dhe dialogut Kosovë-Serbi.

“Faza në të cilën ka mbërri dialogu i Kosovës më Serbinë dhe kërkesa e faktorit ndërkombëtar sidomos SHBA-ve, për arritjën e marrveshjës finale pët të nënshkruar një marrveshje me njohje reciproke ka rrëzuar tashmë dy qeveri.  Qeveria Haradinaj e cila dha dorëheqje vetë dhe qeveria Kurti e cila e solli punën ashtu që ta shkarkonin për të mos u dorëhequr.Duke u nisur nga ky fakt mendoj se nuk do të kemi zgjedhje tani dhe atë për dy arsye. E para për shkak të gjendjës së krijuar me Pandeminë “Covit 19” dhe e dyta jo pa u kryer këto negociata dhe marrveshje finale me Serbinë, pasi sikur të kishte gadishmëri të mbahej qeveria, të vazhdonin bisedimet dhe të arrihej marrveshja nuk do të vetë-shkarkohej pas vetëm 50 ditësh” tha Jashari për Gazeta Blic.

Ai tutje shton se mund të kemi një Qeveri të spektrit të gjerë ku do të përfshiheshin LDK-AAK-NISMA-PAKICAT ndërsa PDK dhe LVV do të shkojnë në opozitë.

“Besoj shumë që do të shkohet me opsionin e një qeverie të spektrit të gjërë ku do të përfshiheshin subjektet politike LDK-AAK-NISMA-PAKICAT në qeveri dhe me PDK e LVV në Opozitë. Në çështjet e dialogut dhe marrëveshjes finale me Serbinë PDK-ja, nga opozita do ta mbështeste marrëveshjën me vota pasi edhe ashtu është publikisht për një marrveshje finale. Qendrimi ne opozitë e PDK-së do të përmbushte premtimet e z. Kadri Veseli se do të qendroj në opozitë pasi ka humbur zgjedhjet dhe po ashtu edhe premtimet e LDK-së, se nuk do të bënte marrëveshje me PDK-në, në këtë mandat”.

Me 85 vota pro, mbrëmë opozita votoi mocionin e votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ky mocion u iniciua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, partner qeverisës i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë Qeveri.

/Gazeta Blic/

LAJMI I FUNDIT: Votohet mocioni i mosbesimit, shkarkohet qeveria “Kurti”

Pack: E pafalshme se si udhëheqësit e LDK-së iu bashkuan lojës perfide të Thaçit e Grenellit