Lajme

Njofton Xhaferi: Në mes të ‘Rrugës C’ ka filluar ndërtimi i rrethrrotullimit!

02/01/2025 14:36
nga:Y I

Drejtori i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi,  ka njoftuar se në mes të Rrugës C ka filluar ndërtimi i rrethrrotullimit.

Xhaferi thekson se ky rrethrrotullim përveç se do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone.

“Projekt pas projekti dhe hap pas hapi, po vazhdojmë me siguri drejt ndryshimeve infrastrukturore” shkruan Xhaferi në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

🏁Mirëmëngjesi nga terreni!

🚧 Në mes të Rrugës C kemi filluar ndërtimin e rrethrrotullimit, i cili, përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone.

👷Projekt pas projekti dhe hap pas hapi, po vazhdojmë me siguri drejt ndryshimeve infrastrukturore!