Lajme

Ministri Peci: Pas 20 vitesh, prona në qendër të Prishtinës, i kthehet në shfrytëzim Ministrisë së Bujqësisë!

10/23/2024 10:14
nga:Y I

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se një pronë në qendër të Prishtinës prej 138 metër katror i është rikthyer Ministrisë së Bujqësisë.

Peci ka thënë se kjo pronë i kthehet titulllarit pas 20 vitesh.

Ai potencoi se e njëjta tashmë i kalon për menaxhim Agjensisë Pyjore të Kosovës.

“Pas konfirmimit të dokumentacionit për pronësinë, MBPZHR-APK do ta menaxhojë këtë pronë pa asnjë kontestim dhe në përputhje me ligjin. Jemi të angazhuar për të siguruar që të gjitha pronat që i takojnë ligjërisht MBPZHR-APK të merren në posedim dhe të menaxhohen në mënyrë efektive” shkruan ministri Peci në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: