Lajme

Njofton Avdullah Hoti: Këta janë tre skenarët për fillimin e vitit të ri shkollor

08/13/2020 13:02
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka paralajmëruar hapjen e vitit të ri shkollor nga 1 shtatori.

Ai ka bërë të ditur se sot ka pasur një takim me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj me të cilin kanë biseduar për tre skenarët për fillimin e vitit të ri shkollor, raporton Gazeta Blic.

“Protokolli do të shërbejë si udhëzues i qartë për DKA-të, drejtorët e shkollave, nxënësit, prindërit dhe opinion se si duhet të veprohet në cilën do situatë që kushtëzohet nga virusi COVID-19”, ka shkruar Hoti.

Njoftimi i plotë i Hotit:

Me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likajn, sot kemi folur në detaje për tre skenarët e fillimit të vitit të ri shkollor. Ministri Likaj, në takim virtual na njoftoi në lidhje me mbarëvajtjen e sistemit arsimor në Republikën e Kosovës në kushte pandemie, me ç’rast u dakorduam për hartimin e protokolleve të thjeshta dhe të kuptueshme se si do të veprohet në cilën do situatë të skenarëve të paraparë.

Protokolli do të shërbejë si udhëzues i qartë për DKA-të, drejtorët e shkollave, nxënësit, prindërit dhe opinion se si duhet të veprohet në cilën do situatë që kushtëzohet nga virusi COVID-19.

Haliti: Po, njerëzit e PDK-së e LDK-së kanë kontakte, koalicioni duhet të ndodh. Qëndrimi i tij për Haradinajn president

09/28/2020 21:04

Gjuriq: Hoti po “këndon” dy këngë për Asociacionin