Showtime

Njihuni me të dashurën prej 8 vitesh të Ermal Metës

02/12/2018 10:45
nga:N S

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta u kurorëzua fitues i festivalit të “Sanremos” këtë vit së bashku me këngëtarin Fabrizio Moro me titull “Non mi avete fatto niente”.

Përvec fansave të Metës në Itali dhe Shqipëri, një tjetër person që është lumturuar pafund për këtë arritje të këngëtarit është edhe e dashura e tij Silvia Notargiacomo, e cila është prezantuese radio-fonike.

Ajo i ka dedikuar një postim në rrjete sociale Ermalit duke u shprehur mjaft e lumtur për të. “Ja lumturia, janë të gjithë ato gjërat e vogla që ke mbledhur, përkëdhelur, dashuruar dhe që i ke sjellë deri këtu… dhe unë jam e lumtur me ty”,-përfundon Silvia.

Ata kanë rreth 8 vite së bashku dhe gjithashtu bashkëjetojnë.Ndërkohë kohë më parë në një intervistë për revistën italiane “Chi” Ermali është shprehur: “Dashuria në jetën time ka një rol thelbësor. E dua dhe e mbroj dashurinë. Çdo gjë që bëjmë rrotullohet rreth dashurisë. Është pak si puna e diellit, nëse nuk është, nuk do të thotë se nuk ekziston, vetëm se nuk ndodhet aty në atë moment. Kaq.

Doni të dini se si është zemra ime? Le të themi se është e ushqyer mirë”,-ka përfunduar këngëtari. Meta dhe Moro do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion 2018, i cili do të zhvillohet në Lisbonë./Gazeta Express/

 

07/28/2018 16:30

Aksident mes tri veturave në Pejë