Showtime

Njihuni me motrën e Adelinës, shikoni sa të ngjajshme janë (FOTO)

01/13/2018 13:55
nga:E Sh

Adelina Tahiri ka qenë femra më e përfolur në shoubizin shqiptar gjatë vitit që lamë pas, shkruan Gazeta Blic.

Kjo për faktin se fejesa e saj me miliarderin Serjozha Markov, bëri bujë të madhe në shtypin rozë madje pati edhe shumë kritika për diferencën që kishin në vite.

Ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale e cila përveç jetës luksoze dhe momenteve të lumtura që po na shfaq me të fejuarin, herë pas here publikon imazhe edhe me familjarët e saj.

Në këto të fundit këngëtarja Tahiri, na prezanton motrën bukuroshe të saj Dianën, e cila duket krejtësisht si Adelina, e që siç duket janë në pushime.

Duhet theksuar se këngëtarja nga Shkupi është aktive edhe në publikimin e projekteve. ‘Dale Kadale’, është ky i fundit i cili ka marrë mbi një milionë klikime./GazetaBlic.

04/20/2018 21:03

Me këtë person e kaloi ditën, Adelina Tahiri