Showtime

Njihuni me nusen e MC Kreshës (Foto)

12/14/2019 22:48
nga:Gazeta Blic

Reperi MC Kresha nesër i jep fund beqarisë.

Ai do të martohet me Erzina Shehun, vajzën të cilës Prive.al ia zbuloi identitetin për herë të parë vetëm përpara pak javësh.

Gjithçka është menduar në një ceremoni tejet private me rreth të ngushtë të të ftuarve në një prej restoranteve të kryeqytetit.

Mirëpo festa duket se ka nisur që sonte.

Burimet i kanë thënë portalit Prive.al që po në Prishtinë, sonte Erzina ka mbledhur familjaret dhe shoqet në atë që njihet si nata e vajzave apo ndryshe kanagjeqi.

Gjithashtu, burimet i kanë thënë portalit tonë se është vendim i çiftit që gjithçka të kalojë në mënyrë hermetike teksa edhe të ftuarve të paktë i është kërkuar paraprakisht që të rezervohen tërësisht në publikimin e detajeve apo fotografive nga ahengu.

Mbetet të shihet nëse në kohë si këto do t’ia dalin që martesën si një prej ngjarjeve më të rëndësishme në jetë ta kalojnë në privatësi të plotë. /Prive.al