Fit&Sexy

Njihuni me kafen më të shtrenjtë në botë, kaq kushton një filxhan

03/01/2023 07:51
nga:G C

Në Melburn të Australisë, lokali njohur si “Proud Mary” sapo ka blerë më pak se gjysmë kilogramë nga kafja më e shtrenjtë në botë, me vlerë të përgjithshme 2 mijë dollarë, pak a shume 150 dollarë filxhani.

Varianti i kafes është ai i quajtur “Black Jaguar”, i kultivuar në rajonin e Chirigui të Panamasë, dhe ka një kosto rreth 50 herë më të lartë se kafja tradicionale.

Kafja e tipit Geisha shndërrohet në “black jaguar” pas një teknike të pjekjes e ngadaltë, më e gjatë se normalja por pa e djegur atë. Arrihet një kafe të ëmbël dhe e errët që nuk është e hidhur, por ka një shije të mrekullueshme dhe të plotë.

“Ka diçka që të bën të hidhesh përpjetë tek kjo kafe, ishte speciale për shije dhe karakter”, thotë pronari i “Proud Mary”, që disponon një sasi vetëm për 22 gota./A2CNN