Showtime

Njihuni me gratë më të bukura të politikanëve shqiptar (FOTO)

11/24/2017 21:55
nga:A. R.

Femrat shqiptare i kemi parë çdoherë në top faqet e mediave rozë, shkruan GazetaBlic.

Më shumë duke u komentuar për linja trupore bombastike sesa për veprimtarinë që kanë. E kjo, falë punës që ato bëjnë për të arritur gjëra të tilla.

Por, jo veç këngëtaret janë pjesë e shtypit medatik. Së fundmi kemi parë edhe gratë e politikanëve të cilat janë bërë fytyra publike e që shfaqen me imazhe të ndryshme.

Myrvete Bajrami, Lola Haradinaj, Violeta Veseli, Anita Muçaj dhe Albina Abdixhiku janë disa prej tyre. E si dhe ku kanë investuar politikanët e njohur këtë e shohim përmes imazheve në vazhdim.

Myrvete Bajrami

Myrvete Bajrami është gruaja e kryetarit të LDK-së në Gjilan, Lutfi Hazirit. Padyshim që me një pamje të tillë Myrvetja cilësohet ndër gratë më të bukura të politikanëve shqiptar. Për publikun është bërë e njohur edhe si këngëtare. Ajo është nënë e katër fëmijëve.

 

Lola Haradinaj

Lola Haradinaj është gruaja e deputetit, Daut Haradinaj me të cilin ka edhe dy fëmijë. Lola është e dalluar për pamjen e saj elegante dhe me shumë stil. Në çdo imazh të saj, shfaq elegancën dhe buzëqeshjen e ëmbël që ka.

 

Violeta Veseli

Se Violeta është elegante dhe mjaft e bukur këtë na e ka dëshmuar shumë herë. Ajo është e martuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin me të cilin ka katër fëmijë. Violetën e kemi parë shumë shpesh përkrah burrit të saj e cila padyshim që shkëlqente me pamjen e saj.

 

Anita Haradinaj

Prezantuesja e njohur Anita Haradinaj, është gruaja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Anita shquhet për elegancën dhe transparencën që shfaq tek publiku. Ajo me Ramushin është e martuar prej kohësh, me të cilin ka tre fëmijë. Padyshim që radhitet tek gratë e bukura të politikanëve të njohur.

 

Albina Abdixhiku

Albina është gruaja më e re e  deputetit nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndonëse nuk është shumë e njohur tek publiku ajo veçohet për pamjen e saj. Albina duket shumë tërheqëse dhe e bukur në imazhet që kemi parë. Me politikanin e njohur ka vetëm një vajzë.

Përmes këtyre GazetaBlic, ju ka informuar për gratë e politikanëve shqiptarë të cilët padyshim që ndihen krenarë me bukuroshet që kanë përkrah.

/ © GazetaBlic – ShowTime /