Opinion

Nji film, për Vuçiçin!

03/29/2018 13:50
nga:Petrit Musolli

Arrestimi i Marko Gjuriq, nji spektakël që i’u dasht aq shumë Vuçiçit! Nji aksion i menduem me i ndihmue presidentit të Serbisë me e demantue vetën, opinionin e rremë që e ka krijue e ushqye tanë këto vjet ndër serbët, në veçanti në Serbi, e mandej në veri të Kosovës. Vuçiç i ka ba me besue serbët dhe Serbinë se, ma e pakta e fitueme në Kosovë ka me qenë shkëputja e veriut, aneksimi i saj.

Aksioni i realizuem perfekt i policisë së Kosovës, thuejse me nji lehtësi të paparamendueme, sidomos nisun nga përvoja e ma parë e nji ndërhymje të ngjashme ku u ballafaquen me rezistencë të armatuson e hubmje jete të nji pjesëtari të tyne, hutoi, prandaj, vetëm serbët në veri e Serbi, por jo serbët kosovar të jugut, të cilët janë ma të familjarizuemit me realitetin në Kosovë. Ata as nuk u frustruen as nuk u befasuen. Thjesht, vështruen si vështruem tanë ne këtej urës. Dhe, ndoshta, ende s’e kuptuem se pse u dasht të ndodhë, ma shumë sesa çka ndodhi!? Hymje – daljet e kësaj natyre e në këtë mënyrë (leje e paleje) të zyrtarëve serb asht nji rutinë e përsëritun për njizet vjet dhe, as kësaj here s’nodhi asgja e veçantë, as për nga natyra e vizitës e as mënyra e hymjes.

U organizue, thjesht, nji demonstrim, me nji të vetëm qëllim! Sado të dhimbshëm për presidentin e Serbisë, por të pashmangshëm! I duhet arsyetue bashkëkombasëve të vet tue kundërargumentue krejt çka ka propagandue deri tash. Për këte i duhet nji dorë, ndoshta ma shumë. Kësaj here sikur i ndihmuen tanë, shqiptarë e ndërkombëtarë! Me e nxjerrë prej ku asht fut tash e ma shumë se nji dekadë vetë, e dy dekada si shtet.
Me siguri, pas raundeve të bisedimeve në Washington e Bruksel, Vuçiç, edhe njihere, u përballë me finalen e çashtjes së Kosovës. Me po të njajtin rezultat! E, me të njajtin rezultat, Vuçiç, s’mundet me vazhdue të njajtin pozicion politik, por ma shqetësuese për të, duket të jetë pozicioni i tij në historinë e Serbisë! Ku ka me u pozicionue!?

Vuçiç, tashma, e ka kuptue se gjendet në pragun e nji vendimi të madh, e s’ka ku e shtyen tutje. Të nji vendimi që tanë këto vjet e ka mohue e ndihmue kësisoj me ndërtue karrierën si politikan e lider serb. S’ka ku ik prej të vërtetës se Kosova asht shtet i pamvarun dhe të vetmen zgjidhje ka pajtimin me të. Prandaj, i gjetun para këtij realiteti, të mohuem gjatë tanë qenies së tij politike, e presionit me i dhanë zgjidhje kësaj çashtje që me i dhanë udhë Serbisë, Vuçiçit, ma shumë se Kosovës, i duhet dëshmue serbëve të vet se Kosova, tashma, asht shtet!

Askush ma shumë se ai s’e ka nevojën e demonstrimit të sovranitetit të institucioneve kosovare, sidomos në veri, në tokën e premtueme për serbët e Serbinë! I duhet pajtue bashkëkombasit me realitetin e pajtuem vetë! E për këte, natyrisht, i duhet nji dorë, ndoshta ma shumë!

Mbas tana ‘kërcënimeve’ të presidentit të Serbisë për atë çfarë ndodhi të hanën, mbas tana kualifikimeve për aksionin, prej bandita në terrorista, e klithjeve për rrezikun e kanosun të popullit serb në Kosovë, të ‘deleguemit’ e tij këtu, u mjaftuen me themelimin e nji Asociacioni, për çka moti asht pajtue e së voni nis iniciativë nga institucionet me përfundue. S’pati as thirrje për autonomi as për pamvarësi në veri!

Ma ashiqare s’munden me tregue se tana opcionet e proklamueme me vjet të tana deri tash janë jashtë çdo kalkulimi. Se në finalen e luejtun (në Washington e Bruksel) serbët kanë fitue vetëm Asociacionin, asgja nga çka i asht premtue serbëve dhe Serbisë, nga presidenti e lideri i tyne!
Për mos me u turpnue e pozicionue në analet e historisë që e tmerrojnë Vuçiçin, nji dorë (ndoshta ma shumë) ndihmë i asht dasht me e ba Asociacionin… – Bullë! Si njifarë e arritune me përplot ‘sakrifica sublime’! Por, që përtej nuk shkohet! Dhe, si duket, i ndihmuen tanë, me e nxjerrë presidentin e Serbisë – ‘faqebardhë’!

08/17/2018 12:58

Shikojeni momentin se si vihet në pranga deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci nga Policia e Kosovës