Cool

Njeriu që shpenzoi 3 orë kohë duke lëpirë zilen e derës

01/08/2019 17:49
nga:Natyra

Policia është në kërkim të një personi, i cili supozohet të ketë kaluar tri orë rresht duke lëpirë zilën e derës së një shtëpie.

Pamjet e siguruara nga kamera e shtëpisë kapën një person duke lëpirë zilen e derës së po asaj shtëpie.

Policia lokale është duke kërkuar për njeriun, që është identifikuar si Roberto Daniel Arroyo, 33-vjeçar.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë Salina tha për ABC7 se “ishin befasuar ngase imazhi ishte aq i qartë, si dhe nuk iu duhej shumë për të identifikuar individin”.