Lajme

Njeriu që “flet” me Ibrahim Rugovën parashikon për koalicionin VV-LDK

01/19/2020 11:55
nga:B. D

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hazir Borovci, ka komentuar përpjekjet e marrëveshjes për koalicion mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), shkruan GazetaBlic.

Borovci i cili u bë i njohur me pretendimet se vazhdimisht flet me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka thënë për GazetaBlic se koalicioni VV-LDK do të bëhet.

“Mendoj se duhet me u bë koalicioni dhe ka me u bë koalicioni dhe duhet të bëhet çdo gjë që është e mirë për Kosovën”, tha ai.

Borovci tha se është pro koalicionit VV-LDK, sipas tij LDK do të veproj edhe kësaj radhe në të mirën e vendit.

“Jam pro koalicionit, pro vendimeve që i marrin organet brenda LDK-së, ne kemi kryesi, kemi ekip dhe jam i sigurt që LDK siç ka ditë në gjitha fazat me e bë më të mirën e mundshme për shtetin, do ta bëj edhe kësaj radhe”, shtoi Borovci për GazetaBlic.

Borovci ka komentuar edhe deklaratat e zyrtares së LDK-së, Donika Gërvalla.

Ai tha se gjithë udhëheqësja e LDK-së është e bashkuar dhe bashkë me VV-në do ta bëjnë më të mirën e mundshme.

“Të gjithë ata që drejtojnë e që e udhëheqin LDK-në janë bashkë dhe do të jenë bashkë, bashkërisht ata, bashkërisht me Vjosën dhe gjitha strukturat dhe do ta bëjnë më të mirën e mundshme, edhe bashkërisht me Vetëvendosjen”, tha Borovci.

Gërvalla gjatë ditës së djeshme përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar zyrtarët e LDK-së të cilët nuk po e arrijnë marrëveshjen me VV-në.

Ajo tha se i vije turp se në duart e kujt ka mbetur LDK-ja.

“Vërtet nuk është e lehtë për një parti të përfundojë nga Ibrahim Rugova në Isa Mustafën dhe nga prof. Fehmi Agani në Agim Veliun dhe Lutfi Hazirin”, ka shkruar Gërvalla, transmeton GazetaBlic.

‘Rebelohet’ Donika Gërvalla: Turp në dorë të kujt ka mbetë LDK, nga Ibrahim Rugova tek Isa Mustafa, nga Fehmi Agani tek Agim Veliu…

07/07/2017 22:44

LDK tregon nëse e kanë nominuar Vjosa Osmanin për kryetare të Prishtinës