Lajme

Njeriu i Trump arrin sonte në Prishtinë, porositë janë këto: Dialogu Kosovë-Serbi, marrëveshja VV LDK

01/22/2020 14:36
nga:B. D

Përfaqësuesi Special i Presidentit, Donald Trump, Richard Grenell, pritet sonte të arrijë në Prishtinë, shkruan GazetaBlic.

Këtë e kanë konfirmuar burime të gazeta Blic, e që sipas të cilave njeriu kryesor i Trump qysh nesër në mëngjes do të nis takimet me liderët e institucioneve të Kosovës por edhe më përfaqësues të partive politike.

“Grenell do të vij me dy porosit të qarta , vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi dhe arritja e marrëveshjes në një afat sa më të shpejt si dhe kërkesa eksplicite që qeveria e re të formohet sa më shpejt”, kanë treguar burime të GazetaBlic.

Pas 21-viteve, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për hapjen e linjës ajrore.

Marrëveshja është arritur në ambasadën amerikane në Berlin, në prezencës e ambasadorit, Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i kanë njoftuar autoritetet e Kosovës për këtë synim, ku dhe kanë kërkuar që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë përkrahjen e nevojshme për fluturimet.

Kjo marrëveshje për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, është cilësuar si një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe është përshëndetur nga liderët në Kosovë, Serbi, si dhe nga ndërkombëtarët.

Richard Grenell korr rezultatet e para në bisedime, hapet linja ajrore Prishtinë -Beograd

05/18/2020 19:06

​Kurti e lavdëron Grenellin: Nuk ia deshi të keqen Kosovës!