Sporti

Njeriu i rekordeve, Zlatan Ibrahimovic shkruan emrin e tij në historinë e Serie A

08/02/2020 10:56
nga:Lorik J

38-vjeçari, Zlatan Ibrahimovic tani është futbollisti më i vjetër që ka shënuar 10 ose më shumë gola në një sezon në Serie A, duke thyer një rekord të vendosur nga Silvio Piola më shumë se 60 vjet më parë.

Zlatan Ibrahimovic ka gjetur golin në ndeshjen e fundit të Serie A ndaj Cagliarit, për të ndihmuar Milanin të fitoj me rezultatin 3:0, përcjell GazetaBlic.

Goli i tij i minutës së 55-të ishte i 10-të i ligës që nga rikthimi tek Milanit në janar.

Ky gol e ka bërë atë lojtarin më të vjetër që arrin shifrat e dyfishta në një sezon të vetëm në Serie A. Zlatan e arriti këtë rekord me (38 vjet dhe 302 ditë).

/GazetaBlicSport/