Cool

‘Njeriu gjarpër’, pa vesh dhe me brirë paralajmëron heqjen e organit gjenital

09/12/2019 09:12
nga:Natyra

Ky ‘njeri’ ka shpenzuar 61 mijë funte për të bërë operime plastike dhe ka ndryshuar terësisht trupin e tij.

Siç mund t’i shihni fotografitë, këtu nuk bëhet fjalë për operacione plastike si rritjen e gjoksit, buzëve dhe të tilla, shkruan GazetaBlic.

Ai ka shpenzuar një pasuri jo edhe të vogël për ndarjen e gjuhës në dy pjesë dhe ka bërë trupin tatauzhe dhe shumëçka tjetër, vetëm që të ngjasojë në një reptil. Ky ‘njeri’ ka operacione të tjera të cilat i ka në plan, e radhës është heqja e organit gjenital si dhe të gjitha tatuazhet.

Tiamat Legion Medusa, thotë: ‘Shumë mendojnë se njerëzit që kalojnë përmes modifikimeve të trupit të tyre egzistojnë vetëm në filma shkencor-fantastik, ata janë humbës të ndyrë dhe budallenjë‘. Po ashtu ai ka shpjeguar për veten e tij se ‘kur ishte njeri ka punuar në një institucion financiar dhe atë në postin e zevendësit të shefit.

Dua ta dinë të gjithë se njerëzit që kanë zgjedhur të transformojnë trupin  e tyre si ky i imi janë po aq intelegjent, të mrekullueshëm të dashur dhe aq të mirë si të gjithë të tjerët vetëm pse vendosa të heq veshët nuk do të thotë se isha pa tru dhe një idiot’, thotë njeriu gjarpër.

Emri i femijërisë së tij është Richard Hernandez, dhe siç thotë kishte një femijëri jo edhe aq të lehtë. Kur ishte vetëm 5 vjeç njerku i tij e abuzoi fizikisht dhe mendërisht.

‘Një ditë prindërit e mij vendosën të më linin në mes të pyllit të Teksasit, ata më nxorën nga makina dhe më lanë atje, vëllai dhe motra ime ishin më mua, ata na lanë afër pronës ku jetonin gjyshi dhe gjyshja në menyrë që ata të mund të na gjenin’, shtoi ai.

Por edhe me gjyshin, nuk kishte kaluar edhe aq mirë për arsye se ai e urrente për shkak të babait të tij.

‘Gjyshi më ka maltretuar pasi që e urrente babin tim, dhe unë që kisha emrin e njëjt si ai vetëm se e nervozonte edhe më shumë’. Madje si 11 vjeçar ka deshiruar ta ndërronte gjinin thotë ai.

Dhe në fund si zgjidhje e ka parë të shndrrohet në një i tillë, operacionin e parë e ka kryer në vitin 1979 ku për 330 mijë funte vendosi brirët, ishte personi i pestë që vendosi për një veprim të tillë.

Deri më tash ka pasur 18 impliante të brirëve, ka hequr të dy veshët dhe pjesërisht ka operuar hundën. Ka hequr 32 dhembë dhe po ashtu mjekët i ndan gjuhën në dy pjesë.

Ka prej njerëzeve që frikësohen prej tij, por ka edhe prej atyre që bën fotografi me të.

/GazetaBlic./