Showtime

Njëri nga fëmijët nuk i flet Brad Pitt-it, shkak Angelina Jolie

10/10/2019 22:25
nga:L I

Angelina Jolie “është përpjekur për të intervenuar” në një grindje në mes të Brad Pitt dhe djalit të tyre Maddox por tinejxheri “nuk ka pranuar’, kurse aktori “ndihet jashtëzakonisht i lënduar”

Brad Pitt dhe Maddox thuhet se kanë pasur një debat të ashpër në avion privat gjatë kthimit në Los Angeles dhe kjo grindje kishte ndodhur më 2016.

Përleshja ishte shkaktuar për shkak se ai kishte dorëzuar dosjen për shkurorëzim me Angelina Jolie.

Por, edhe pse çifti ndajnë përkujdesjen për fëmijët e tyre, Maddox, i cili tani është 18 vjeçar ka zgjedhur që të mos këtë marrëdhënie me aktorin edhe pse nëna e tij është munduar vazhdimisht ti përmirësojë raportet e tyre.

Maddox ende nuk pranon”, tha një burim për UsWeekly. “Për Brad kjo është një humbje e jashtëzakonshme”. /GazetaExpress/