Cool

Njerëzit po bëhen gjithnjë e më budallenj?

06/12/2018 18:58
nga:M H

Niveli i koeficientit të inteligjencës është gjithnjë e një rënie te të rinjtë.

Sipas një studimi, njëra nga mundësitë e rënies së IQ është pse të rinjtë gjithnjë e më shumë kohë përdorin teknologjinë në vend se të lexojnë libra, transmeton KosovaPress.

Ky studim tregon dhe se niveli i IQ-së në mesin e të rinjve gjithnjë e më shumë zvogëlohet.

Shkencëtarët këto rezultate të studimit i kanë përshkruar si shqetësuese. Ata thonë se njëri nga shkaqet e rënies së IQ është përdorimi i teknologjisë.

Ole Rogeburg dhe Bernt Bratsberg kryen studimin e ri duke analizuar rezultatet e më shumë se 730 mijë meshkujve. Sipas rezultateve, prindërit kanë koeficient më të lartë të inteligjencës në krahasim me fëmijët e tyre.

Hulumtimi konkludon se konsumimi i shpeshtë i peshkut dhe gjumi i rregullt përmirësojnë inteligjencën. Para zbatimit të këtij testi, 500 fëmijë ishin pyetur se sa herë në muaj ishin konsumojnë peshk.

Fëmijët që kishin konsumuar peshk një herë në javë kishin pesë pikë më shumë në krahasim me fëmijët që kanë konsumuar më rrallë peshkun ose nuk kishin konsumuar fare peshk, transmeton KosovaPress.

05/13/2018 07:08

Njerëzit që nuk i durojnë zhurmat kanë një sekret të madh