Lajme

Një zjarr i fuqishëm rrezikon Nisën

07/18/2017 07:49
nga:A. R.

Një zjarr i fuqishëm që ka prekur 40 hektarë, është duke përparuar në drejtim të Kastanjesë në juglindje të Francës, duke kërcënuar banesat, sipas zjarrfikësve.
“Zjarri ka prekur 40 hektarë dhe vazhdon të përparojë. Është një zjarr i fuqishëm, banesat janë të rrezikuara. Afro 232 zjarrfikës, helikopterë dhe aeroplanë janë në terren”, deklaruan zjarrfikësit.

Për shkak të erës, të nxehtësisë dhe të thatësirës, prej disa ditësh zjarret po shtohen në rajonin e Provonsës dhe në Korsikë, ishull francez në Mesdhe.

Një tjetër zjarr që kishte shkatërruar rreth 800 hektarë që prej të shtunës u arrit të vihej sot nën kontroll në afërsi të Nisës.

02/08/2018 15:16

Modelin sportin 370Z, Nissan e kthen në makinë për të gjitha terrenet me borë (Foto)