Sporti

Një vit nga rikthimi i “çmendur” në “Anfield”

05/07/2020 10:15
nga:M K

Padyshim një nga ndeshjet më të bukura të Liverpoolit dekadën e fundit, e në anën tjetër nga më të dobëtat e Barcelonës.

Kur Barça fitoi 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale me 1 Maj të vitit të kaluar, gurmanët e futbollit pohuan njëzëri se çështja e njërit prej finalistëve është 99% e mbyllur, përcjell GazetaBlic.

Por, “trilleri” i vërtetë ishte përgatitur për javën tjetër, gjegjësisht duelin e kthimit.

Hapja e serisë së golave në minutën e shtatë nga Origi, u pa si një shkëndijë shprese dhe jo një gjasë për “Remontadan” e famshme. Lojtarët e Barcelonës e kaluan të qetë fraksionin, duke qëndruar në disavantazh të vetëm një goli, që u siguronte maturi në fraksionin e dytë.

Megjithatë, dy minuta lojë ndryshuan gjithçka. Wijnaldum realizoi dy herë në minutat 54′ dhe 56′, për t’i dërguar në delirium tifozët e kuq nga “Merseyside”.

Ata i kishin siguruar vazhdimet me atë rezultat. Por, katalunasit të thyer në shpirt nga ajo gjendje, e humbën torruan gjatë një një goditjeje dënimi në minutën e 79’të, kur pas një ekzekutimi të shpejtë nga Alexander-Arnold, Origi e ktheu kah rrjeta, për ta “çmendur” totalisht atmosferën në stadium dhe jo vetëm. 4-0.

Deri në fund, Blaugrana ishte e pafuqishme të bënte diçka më shumë, kurse Liverpooli siguroi edhe finalen e madhe, të cilën më pas edhe e fitoi përballë kundërshtarit nga ishulli, Tottenhemi.

/GazetaBlic/

05/13/2020 18:01

Semedo në shitje, Barcelona ia cakton çmimin