Lajme

Një vajzë sulmohet nga qentë në Prishtinë, shpëton pa lëndime serioze

11/15/2025 11:11
nga:Sh R

Një vajzë është sulmuar nga qentë endacakë mbrëmë në Prishtinë, por ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Lexuesit për Klankosova.tv, kanë bërë të ditur se sulmi ka ndodhur afër kontejnerëve në Lagjen e Muhaxherëve.

Derisa, drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, konfirmoi se vajza e sulmuar mori trajtim në Qendrën Emergjente dhe pas kontrollit u lirua, pasi nuk kishte lëndime serioze.