Sporti

Një tjetër sulmues i Shqipërisë dështon, klubi i tregon derën

01/03/2020 23:06
nga:M K

Shumë e vështirë për lojtarët e Superiores që të luajnë në elitën e futbollit belg.

Pas një aventure aspak pozitive të Kristal Abazajt, kemi edhe rastin e Sindrit Gurit.

Ky i fundit nuk është më në planet e Ostendes shkruan Sport Ekspres, përcjellë GazetaBlic.

Kjo duket qartësisht edhe nga mungesa e aktivizimit dhe besimit që i jep klubi belg.

Ndërkohë media belge, “Hln”, shkruan se Guri është në listën për t’u larguar në merkaton e janarit.

Ende nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e këtij sulmuesi, që e ka të vështirë që të transferohet në një tjetër ekip i Shqipërisë.

08/02/2020 16:46

Kosova e rekordeve: Edhe pse më e “vogla”, lë prapa Shqipërinë, Serbinë e Kroacinë sa i përket viktimave dhe të prekurve me koronavirus