Lajme

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë godet verilindjen e Japonisë

12/12/2025 08:02
nga:Sh R

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të Rihterit ka goditur rajonin verilindor të Japonisë, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Tërmeti ndodhi në orën 11:44 sipas kohës lokale (02:44 GMT) në një thellësi prej 20 km (12.4 mi) dhe u pasua nga disa tërmete më të vogla, shkruan BBC.

Agjencia ka lëshuar një paralajmërim për cunami për disa pjesë të bregdetit lindor të Japonisë, duke paralajmëruar se valët mund të arrijnë deri në një metër (3.3 këmbë).

Tërmeti i sotëm vjen pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë të shkallës Rihter që goditi të njëjtin rajon më herët këtë javë, duke plagosur dhjetëra banorë.