Lajme

Një telefonatë, për takimin e radhës Kurti- Mustafa

12/13/2019 11:41
nga:Gazeta Blic

Gjatë ditës së sotme mund të ndodhë takimi i radhës ndërmjet liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Gazeta Blic nga burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vesh se fillimisht pritet që dy liderët të flasin në telefon, në mënyrë që të vendosin se a do të takohen apo jo.

“Herën e fundit kur janë takuar, Mustafa e Kurti janë pajtuar që për të premten (sot), fillimisht ta kenë një komunikim përmes telefonit, në mënyrë që të vendosin se a do të takohen përgjatë ditës”, tha ky burim.

Ky burim ka saktësuar se brenda pak orësh do të qartësohet nëse do të ketë takim gjatë ditës së sotme ndërmjet dy liderëve.

Ndërkaq, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti se po punojnë pa ndal për të arritur marrëveshjen me LDK-në për bashkëqeverisje.

Ai nuk ka treguar se kur do të ketë një takim tjetër ndërmjet tij dhe Isa Mustafës, por ka thënë se komunikimin e kanë në baza ditore.

“Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”.“Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm, lajm është arritja e marrëveshjes”.

“Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje”.“Gjithnjë më afër jemi, por kur t’i kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë”, tha ai.Këto komente Kurti i bëri pasi u regjistrua si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës

Në anën tjetër, është posti i presidentit, ai i cili e ka bllokuar marrëveshjen ndërmjet dy partive. Gazeta Blic ka raportuar të mërkurën se pritet që Vetëvendosje të dorëzohet për postin e presidentit.

Për më shumë detaje lexojeni tekstin në vijim:

Marrëveshja VV-LDK gjatë javës: Vetëvendosje mund të “dorëzohet” përballë Isa Mustafës për postin e presidentit?!

09/27/2020 20:41

Kastrati: Albin Kurti ishte i pa interesuar ta ndërmarrë aksionin në Karaçevë, e përgëzoj Hotin