Cult

Një rrëfim ndryshe për luftën në Kosovë, vjen përmes filmit “Drita”

12/21/2017 21:21
nga:F.B

Në janar të vitit 1999 në njërin nga qytet e Kosovës ne shohim Dritën, një grua të shurdhër dhe të izoluar.

Ajo nuhatë që lufta që po zhvillohet nëpër fshatra po vije edhe në qytet. Fillimi është një memorie historike, një perspektivë e atyre që kanë jetuar nëpër banesat kolektive të kohës.

Më skenar të Armend Smajlit e regji të Rita Krasniqit, “Drita”, filmi i metrazhit të shkurtër i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, tashmë është në përfundim të procesit.

Me një ekip me emra të njohur në kinematografinë shqiptare, ky është skenari i parë për film i aktorit Armend Smajli, i cili në një intervistë për KultPlus, shpalosi disa detaje interesante që kanë të bëjnë me filmin, dhe me jetësimin e tij, në ndonjërin ekran të festivaleve ndërkombëtare.

“Më gëzon fakti që në këtë periudhë jam sfiduar edhe me një fushë të re artistike. Inspirimi, rrugëtimi dhe tregimi për skenarin është shumë më i gjatë sesa filmi por ne besojmë se të gjitha ato copëza të menduara e të imagjinuara do të shfaqen në ekran”, thotë Smajli, i cili vazhdon të tregojë për KultPus, se “Drita”, në fund të janarit të viti 2018-të do të jetë i përfunduar.

“Fundi janarit 2018 filmi do të jetë i përfunduar. Dhe do të shohim edhe në biseda me QKK, do të aplikojmë nëpër festivale dhe të shohim se ku do të kemi fatin ta japim premierën botërore”, u shpreh për KultPlus, Smajli.

Filmi më producent vetë skenaristin Armend Smajli, ka sjellë një kastë aktorësh si: : Irena Cahani, Alban Ukaj, Bislim Muçaj, Florieta Bajraktari. “DOP” e filmit është Sevdije Kastrati ndërsa produksioni “EVA Film”.

07/08/2018 08:37

Nuk ka asnjë material nga lufta e fundit në Kosovë