Sporti

Një rast me Covid-19 në Premierligë

06/29/2020 21:30
nga:Lorik J

Një rezultat pozitiv për koronavirus nga 2,250 teste të raundit t; fundit të testimit u gjet në Premier League.

Personi, i cili nuk është identifikuar, tani do të izolohet për shtatë ditë, përcjell GazetaBlic.

Javën e kaluar pati një rezultat pozitiv nga 1.829 testime. Tani ka gjithsej 19 rezultate pozitive nga 11 raundet e testimit.

Premier League u rikthye në aksion më 17 qershor pas mungesës së futbollit prej 100 ditëve për shkak të pandemisë.

Skuadra e Liverpoolit është edhe zyrtarisht kampion në këtë ligë.

/GazetaBlic/