Lajme

“Një qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni”

07/22/2021 22:12
nga:Gazeta Blic

Albert Krasniqi, nga shoqëria civile ka reaguar pas pazullimit të vendimit për taksën 5 euro për tiketat, me rastin e regjistrimit të veturës.

Ai ka theksuar se e tërë qeveria po fshihet prapa Hysen Durmishit.

Reagimi i plotë:

Një Qeveri e tërë që fshihet prapa një Hyseni.

Një zyrtari që nuk është as i zgjedhur nga qytetarët e as nga Kuvendi, por që me një nënshkrim herë vendos e herë heq taksa mbi popullin.

Kështu s’bënë, s’mund e s’duhet lejuar.

Kusari-Lila: Taksa 5 euro ishte gabim, do të zbardhet gjithçka që e ka shtyrë zëvendësministrin Durmishi të nënshkruajë atë kontratë