Lajme

‘Një prej fytyrave më të vrazhda të hajnisë në Kosovë, quhet ProCredit Bank’

11/05/2018 18:17
nga:M H

Zyrtari për media i Partisë Socialdemokrate, Shkodran Hoti ka thënë se hajnia ka fytyra të ndryshme, mirëpo një prej fytyrave më të vrazhda në Kosovë quhet ProCredit Bank, përcjellë ‘Gazeta Blic’.

Hoti ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se në ProCredit Bank mirëmbajtja për një muaj kushton pesë euro. Dhe që kjo bankë ofron shërbime me palë vetëm deri në ora 15:00 dhe pse shumica e punonjësve punojnë deri në orën 17:00 e 18:00.

Për më shumë, shihni postimin e plotë të Shkodran Hotit:

Hajnia ka fytyra të ndryshme. Një prej fytyrave më të vrazhda në vendin tonë quhet ProCredit Bank.

Flasim:

– për një bankë ku mirëmbajtja e llogarisë kushton 5 euro në muaj pavarësisht a ke apo sa ke qarkullim;

– për bankën që shërbime me palë ofron veç deri në orën 15:00 gjatë ditëve të javës, kur shumica e atyre që punojnë kanë orar deri në 17:00 e 18:00;

– për bankën që çdo vit i djeg 1 ton fishekzjarre në përvjetorin e saj duke i shkaktuar dëm mjedisit, ndërkohë që të sugjeron që kur kryen transfere në bankomat të mos marrësh faturë në emër të mbrojtjes së mjedisit;

– për bankën që largoi nga puna qindra punëtorë, shumë nga të cilët janë në procese gjyqësore më të për shkak të mënyrës së largimit;

– për bankën që i ka reduktuar maksimalisht pikat e saj në çdo qytet, e madje edhe numrin e bankomatave;

– për bankën me kamata super të larta të kredive…

Krejt jo në Kosovën tonë të gjorë, ku përqindja e papunësisë dhe varfërisë janë me numra dyshifrorë.

12/10/2018 12:01

PSD i përgjigjet Vetëvendosjes, pas akuzave për vjedhjen e drurëve të cilat ishin për familjet në nevojë