Lajme

Një person nga Peja gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

12/23/2019 10:24
nga:B. D

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 22.12.2019 rreth orës 20:26 një ankues, ka kërkuar ndihmën e Policisë në rrugën, “Agush Gjoci”, në Pejë, pasi që aty ka shtëpinë dhe se shtëpia e tij ishte e mbyllur dhe dritat e ndalura, shkruan GazetaBlic.

Ankuesi ka shprehur shqetësim për vëllain e tij i cili ka qenë duke banuar në shtëpi dhe nuk po i përgjigjej në telefon.

“Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar ankuesin dhe menjëherë kanë ndërmarr masat e nevojshme, me ç ‘rast në shtëpinë e tij kanë gjetur shtetasin L.R. (1978) m / k / sh pa shenja jete dhe tek viktima nuk vëreheshin shenja dhune apo lëndime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur Njësiti i Hetimeve Rajonale, Prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes mbrëmë dhe sot gjatë ditës. Ekipi mjekësor kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit për tu sqaruar rrethanat e vdekjes.

Rasti i cilësuar hetim i vdekjes, është duke u hetuar nga hetuesit rajonal DRP Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për tu sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

KOMUNIKATË PËR MEDIA Pejë, 23 dhjetor 2019 Njoftoheni se më datë 22.12.2019 rreth orës 20:26 një ankues, ka kërkuar…

Publiée par Kosovo Police sur Lundi 23 décembre 2019

09/07/2020 09:40

12 pacientë të infektuar me Covid 19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës