Lajme

Një person nga Lipjani e rrah gruan, ajo dhe tre fëmijët dërgohen në strehimore

10/31/2019 10:55
nga:B. D

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Lipjan një person pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike, shkruan GazetaBlic.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se ankuesja e ka informuar policinë se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike.

I dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore. I dyshuari ndërkaq është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike. I dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit ankuesja së bashku me tre fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

11/05/2019 17:05

Vrasja e të riut në kazino në Lipjan, 25 vjet burgim për dorasin