Lajme

“Një person në gjendje më të rëndë”, MPJ deklarohet për gjendjen e të aksidentuarve në Kroaci

07/26/2021 16:00
nga:Q R

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë të ditur se një person është në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të aksidentit të djeshëm në Kroaci, përcjell Gazeta Blic.

Nga kjo ministri kanë thënë se 26 persona janë në proces të lirimit nga spitali ndërsa 15 do të vazhdojnë të trajtohen atje.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali. Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë”, është thënë nga kjo ministri.

Kujtojmë që 10 persona kanë vdekur në këtë aksident, derisa mbi 40 kanë kërkuar trajtim shëndetësorë.

Në mesin e të lënduarve është raportuar se kanë qenë edhe 15 fëmijë.

Përfundon seanca tek Prokurori: Shoferi i dyshuar për aksidentin e djeshëm mbrohet në heshtje