Lajme

Një orë para se të votohet Qeveria e re, Albin Kurti thërret mbledhjen e Qeverisë

06/03/2020 08:56
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thirrur mbledhje të Qeverisë, raporton Gazeta Blic.

Pavarësisht se sot pritet votimi i Qeverisë së re, asaj Hoti, Kurti nga ora 10:00 ka thirrur mbledhje të Qeverisë.

Njoftimi i plotë i lëshuar për media:

NJOFTIM PËR MEDIA
Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës për datën 03.06.2020

1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 10:00

Ndryshe, seanca e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Hoti do të filloj nga ora 11:00.

Vetëvendosje formimin e Qeverisë Hoti po e quan antikushtetuese dhe vjedhje të fitores së saj, duke paralajmëruar protesta.

PDK-ja nuk do ta votojë Qeverinë Hoti?

 

06/27/2020 14:49

Deputetët e Parlamentit Evropian i shkruajnë Merkelit: Liberalizojani vizat Kosovës