Sporti

Një nga huqjet më të mëdha në histori vjen nga MLS, kalon edhe portierin dhe nuk shënon

03/11/2024 10:27
nga:Lorik J

Matias Coccaro ka shënuar një gol në fitoren e skuadrës së tij CF Montreal në udhëtim te Inter Miami.

Por sulmuesi uruguaian do të mbahet gjatë në mend edhe për një rast trashanik që ka lëshuar.

26-vjeçari ka pasur një rast të artë shënimi në minutën e 11-të, kur kishte kaluar edhe portierin dhe me portën bosh dështoi të shënonte.Në fakt Coccaro e komplikoi, duke tentuar t’i kalonte edhe dy mbrojtësit dhe në fund nga afërsia goditja e tij u bllokua.

Rasti i uruguaianit është bërë viral në rrjetet sociale, pasi huqja e tij po konsiderohet si ndër më të mëdhatë në histori të futbollit.