Showtime

Një muaj pas lindjes, Elita publikon foto me djalin në krahë

03/19/2019 12:41
nga:L I

Elita Rudi është bërë nënë për herë të parë, shkruan GazetaBlic.

Ajo dhe reperi Gjiko u bënë prindër të një djali të të cilin çifti e pagëzuan me emrin Zëri, emër ky që u bë viral në rrjete sociale, ku ‘memet’ e ndryshme nuk munguan.

E ditën e nesërme, Zëri do bëjë plot 1 muaj që kur erdhi në jetë.

Është Elita ajo që ka publikuar një fotografi me të birin teksa e mban në krahë, ku ka shkruar:

“Merreni me mend se kush i mbush nesër një muaj”, ka shkruar moderatorja.

Elita Rudi dhe Gjiko kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në shtator të vitit të kaluar, ku atë periudhë moderatorja veç ishte në fillimet e shtatzënisë./GazetaBlic