Lajme

Një muaj i qeverisë Kurti, Kadri Veseli ia numëron dështimet

03/05/2020 10:15
nga:Norë Kelmendi

Një muaj nga formimi i qeverisë së re ndërmjet VV-së dhe LDK-së, dhe opozita ka nisur një sërë kritikash. Prej akuzave për mos prezantim të programit të punës e deri tek dështimet në politikën e jashtme.

Lideri i opozitës, kryetari i PDK-së, i Kadri Veseli ka listuar një sërë dështimesh të qeverisë Kurti duke e quajtur këtë muaj si zhurmë dhe arrogancë për të arsyetuar mospunën.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

“Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën. Thuhen shumë fjalë vetëm për ti ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë. Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por rritet numri, pakuptueshëm, i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët. Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri; në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në mardhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të mardhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire” ka shkruar Veseli.

Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën.Thuhen shumë fjalë…

Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 5 mars 2020

06/01/2020 18:59

Qeveria e Kurtit i reagon Gjykatës Kushtetuese: Po bie në kundërshtim me vetveten!