Lajme

“Një jetë me këngën” kushtuar Qamilit të Vogël

3 vite më parë
nga:M K

Koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve në Komunën e Gjakovës në tridhjetëvjetorinë e vdekjes së Qamilit të Vogël, ka risjellur disa nga perlat muzikore që i la si trashëgimi artisti i ndjerë.

“Faleminderit për pjesëmarrje këngëtarëve që i dhanë jetë krijimtarisë muzikore të pavdekshmit Qamili i Vogël.

“Një falënderim i veçantë për Prof.Dr. Behar Arllati, Etnomuzikologun që përcjelli historitë e të gjithë krijimtarisë muzikore të Qamilit të Vogël”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Ky koncert është mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në këtë komunë.

Koncerti quhet “Një jetë me këngën”.