Lajme

Një i ri vdes në një aksident në Prizren

01/06/2020 09:24
nga:B. D

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në orët e mbrëmjes të dielën e 5 janarit në rrugën Tupec-Landovicë, në Prizren.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur si pasojë e vozitjes së pakujdesshme dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në bazë të kushteve të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tupec-Landovicë, rrugë lokale e cila lidhet me rrugën Landovicë-Prizren.

Për pasojë të këtij aksidenti lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri. Njësitë e emergjencës pas daljes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e pasagjerit në vendngjarje.

Viktima është L.Ç i lindur në vitin 2000.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari vozitësi është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

02/27/2020 10:47

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë