Sporti

Një gol i anuluar, një penallti e humbur, dy gola – mbyllet pjesa e parë Lecce – Lazio

07/07/2020 20:28
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit të Serisë A, Lecce – Milan.

Ky 45 minutësh përfundoi ashtu siç ia filloi, me rezultat të barabartë, por me nga një gol të shënuar për secilën skuadër, përcjell GazetaBlic.

Caicedo shënoi për romakët pas vetëm pesë minutash lojë, teksa për vendasit barazoi Babacar saktësisht kur kishin kaluar gjysmë ore lojë.

Interesant është fakti se në minutat e fundit të kohës shtesë, vendasit humbën një penallti, ku Mancosu dërgoi topin jashtë.

Ndërkaq, në minutën e tretë, vendasit shënuan, por që dhoma e VAR-it e anuloi atë për shkak të lojës me dorë.

/GazetaBlic/

08/06/2020 22:02

Lazio edhe zyrtarisht në Ligën e Kampionëve