Sporti

Një gol e një karton i kuq për katalunasit, mbyllet pjesa e parë Celta Vigo – Barcelona

10/01/2020 22:19
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit Celta Vigo – Barcelona.

Në takimin e vlefshëm për xhiron e dytë të La Ligës spanjolle, katalunasit kanë shkuar në pushim mes dy pjesëve me epërsi minimale në rezultat, e me disavantazh numerik, përcjell GazetaBlic.

Kjo pasi në çastet e fundit të fraksionit, Lenglet u përjashtua nga loja, pas kartonit të dytë të verdhë.

Golin e vetëm të kësaj pjese ndërkaq e realizoi Ansu Fati në minutën e 11′.

Tashmë është mbyllur pjesa e parë, derisa me mungesa në futbollistë te mysafirët, pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante.

Më poshtë edhe rasti i përjashtimit të Lenglet.

VIDEO

/GazetaBlic/

11/27/2020 22:04

Zyrtare: Barcelona arrin marrëveshje me lojtarët për zvogëlimin e pagave