Showtime

Super Luksi: Një fustan i Morena Tarakut, kushton sa 18 rroga minimale në Kosovë

03/15/2018 13:47
nga:FL.B

E njohim si një modele e cila vishet me shumë stil, shkruan GazetaBlic.

Por ajo dy ditë më parë na ka mahnitur e njëkohësisht na ka lënë edhe gojëhapur me një fotografi që ka papublikuar në llogarinë e saj publike në “Instagram”.

Fjala është për modelen, Morena Taraku e cila dje ka publikuar një fotografi ku u pa e veshur me një fustan ngjyrë të zezë e ari.

© morenataraku [instagram]

Ku fustan sipas faqes “hattheywearin” është fustan i markës “Balmain” e kushton hiç më pak se 3185 euro.

Marrë parasysh se paga minimale në Kosovë, është 170 euro atëherë në përpjesëtim i bie që ky fustan i modeles Taraku, kushton sa plotë 18 paga minimale në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

© whattheywarin [instagram]

Modelja e cila shpesh herë akuzohet rreth asaj se ka ndërruar pothuajse në plotni pamjen falë ndërhyrjeve kirurgjike, pavarësisht asaj se vishet shtrenjtë, ende udhëton me taksi.

Të paktën kështu është dukur në fotografinë e fundit që e ka publikuar në “Instagram”, teksa shihet e veshur me një xhaketë të trashë me shumë ngjyra, dhe me një minifund.

Se çka e ka gjetur ish-miss Kosovën që po udhëton me taksi nuk dihet, por kjo e fundit është përfolur shumë në media për veturën e saj luksoze të markës, Porsche. / © GazetaBlic /

© Morena Taraku [Instagram]

10/15/2018 21:27

Morena Taraku ngre bluzën sipër dhe pozon para pasqyrës, mahnit me linjat