Cool

Një fotografi e dy minjve duke luftuar, fiton konkursin për foton më të mirë

02/12/2020 15:14
nga:N S

Fotoja e vitit, dy minj duke luftuar për ushqim.

Fotot kryesore të konkursit të Muzeut të Historisë Natyrore, të jetës së egër për Fotografinë e Vitit ishin ato e minjve që dukej se po përlesheshin e deri tek orangutangu i mposhtur afër një ringu.

Pas Sam Rowley që kapi një përleshje të vogël për ushqim, minjtë e tërbuar në nëntokë të Londrës fituan konkursin vjetor.

Ajo doli në krye pasi 48,000 fotografi të kafshëve u dorëzuan këtë vit në konkurs, me vetëm 25 duke bërë listën e shkurtër përfundimtare të imazheve nga kafshët e ndryshme.

Sam zbuloi mënyrën më të mirë për të fotografuar minjtë që banonin në nëntokën e Londrës dhe ajo që kishte kapur ishte mjaft mbresëlënëse, tha trupi gjykues.

Imazhe të tjera tregojnë drerin e bardhë të Arktikut të kamufluar kundër borës dhe një jaguar që mbante një anakonda me këlyshin e saj.