Showtime

Një djalë si Mozzik, thur vargje emocionuese për nënën

02/04/2020 22:52
nga:N S

Mozzik, është njëri nga reperet e estradës i cili shpeshherë publikon fotografi me nënën e tij, madje publikisht e ka tregur se ka një dashuri të madhe për të.

Së fundi në rrjetin social, ‘Instagram‘ ka publikuar një imazh, shkruan GazetaBlic.

Reperi nga Ferizaji, i ka shkruar disa vargje për nënën e tij.

‘Gjithë jetën para teje Gramozi vogël! Nana jem unë mësova që kjo jetë është e pa mëshirshme, kjo jetë na ka sjell gëzime e lor.. por atë që më së miri mësova e nuk e harrova e sdo e harroj kurrë, është që ti je kuptimi i jetës sime e komplet jeta ime je ti, ti je suksesi im. Të paça gjithmonë Nanë‘. ka shkruar Mozzik..

Në bazë të fotografisë, Gramozi bashkë me nënën e tij kanë shkuar për të pushuar në këto ditë dimri, pse jo për ta shijuar edhe borën.

Ndryshe, reperi kohët e fundit u komentua për lidhjen e tij me Loredana Zefin. Pas thashethemeve të shumta që qarkulluan, Mozzik publikisht e pranoi ndarjen nga reperja madje ai i tha se do të mbetesh vetëm nëna e çikës tem.

/GazetaBlic/

05/24/2020 13:07

Me vajzën në prehër, Mozzik uron festën e Fitër Bajramit