Sporti

“Një ditë kështu, një ditë ashtu” – Ismet Munishi tani ka kritika për gjyqtarët

12/20/2019 21:53
nga:M K

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se në pjesën tjetër të sezonit të IPKO Superligës së Kosovës nuk do të merret fare me gjyqtarët, pasi u ndëshkua tre herë më kartonë të kuq gjatë stinorit vjeshtor.

Ismet Munishi është shpallur kampion vjeshtor në IPKO Superligën e Kosovës me Ballkanin. Rruga drejt këtij suksesi nuk ishte e lehtë për të, pasi u ndëshkua disa herë me kartonë të kuq.

Munishi ka thënë se gjyqtarët kanë qenë jokorrekt ndaj tij dhe është tentuar të dëmtohet Ballkani. Për ta evituar këtë gjë në të ardhmen, ai ka thënë se nuk do të merret më fare me gjyqtarët.

“Te ne ka probleme me referim. Ne nuk jemi hetues ta zbulojmë tash a janë tendencioze. Por, ne përballemi direkt me një referim që nuk është korrekt sepse gjyqtari duhet t’i shohë dy ngjyra, jo a është kjo skuadra e Ballkanit… Vetë fakti që na intereson shumë kush caktohet gjyqtar te ne, kjo tregon se nuk është i mirë referimi”, ka thënë Munishi në emisionin “Favorit” në T7.

“A e kam merituar të përjashtohem? Ka pasur raste kur e kam merituar, ka pasur raste kur s’e kam merituar, domethënë ka pasur raste kur gjyqtarët kanë shpifur, gjë që nuk është e mirë. Unë tani nuk do të merrem fare me gjyqtarët, por s’garantoj për ndihmësit e mi. Kishte tendencë që përmes meje të dëmtohet Ballkani”.

05/21/2020 10:44

Munishi: Ndoshta unë nuk do të vazhdojë kampionatin