Showtime

Një dashuri e re në jetën e saj? Monika Kryemadhi: Ilirin e kam dashur më shumë se…

01/21/2026 21:39
nga:Y I

E drejtpërdrejtë dhe me deklarata të pastra u drejtohet Monika Kryemadhi banorëve të “Big Brother VIP”, ndërsa qëndron në rolin e opinionistes.

Në një intervistë për ‘Ftesë në 5’ ajo thotë se gjithnjë ka qenë ‘pa filtra’ kur vjen puna për të thënë opinionin e saj.

“Unë dhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitet që çfarë do më thonë. Tani nuk e ashtu fare (qesh)”, tha Kryemadhi.

E ndërsa pyetet nga Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi e ka përgjigjen e prerë.

“Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”, por ajo thotë ndër rreshta se është ende e dashuruar me Metën, ose të paktën se ai është dashuria e saj e parë dhe e fundit.

“Nuk mendoj se jam në fazë për të dashuruar sepse unë e kam dashurinë time, sepse dashuria ime me ish-bashkëshortin ka kaluar në shumë sfida, dhe edhe kur vjen një moment që mbaron dashuria, nuk do të thotë që mbaron dashura nga ana tjetër.

Nuk është më prioriteti im një dashuri tjetër. Për fatin tim të mirë ose të keq, Meta ka qenë dashuria e parë dhe e fundit mund ta them. E para mendoj se e gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë, politika na bashkoi dhe prapë politika na ndau.

Nuk e kam menduar si një marrëdhënie që ishte në kurriz të politikës, e kam dashur ndoshta më shumë se sa më ka dashur ai, dhe kur ndodh kështu je akoma e ngopur për të parë nga një dashuri tjetër”, rrëfeu ajo.